Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar këtë të mërkurë Heroin e Popullit Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, për atentatin kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë .
Dekorimi i tij është bërë me motivacionin e: “Atdhetarit antifashist, qe me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime. Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”.
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, shkruan se në e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, pata nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar, të cilën ja dorëzova mbesës së Tij, znj.Aitanka Bardhi.
Ndër të tjera në postimin e tij Meta thekson se Laçi i veshur me me kostum kombëtar shqiptar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm.
Postimi i plotë:
Sot, me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, pata nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar, të cilën ja dorëzova mbesës së Tij, znj.Aitanka Bardhi.
I shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria, Vasil Laçi kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë.
I veshur me kostum kombëtar shqiptar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm.
Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë.
Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli. ??/abcnews.al