Kryeministri Mark Rutte, në kuadër të masave kufizuese të marra për parandalimin e koronavirusit, nuk e ka takuar nënën e tij në ditët e fundit të jetës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Rutte ka njoftuar se nëna e tij 96 vjeçare kishtë ndërruar jetë në një azil në Hagë, në 13 maj, gati dy muaj pasi qeveria mbylli të gjitha institucionet e tilla ndaj publikut. Ndërkohë një zëdhënës i qeverisë ka bërë me dije se ai kishte respektuar rregullat, duke mos e takuar nënën para se të vdiste.
Gjithashtu mediat bëjnë me dije se e ëma e kryeministrit nuk kishte vdekur nga Covid-19, pavarësisht se në qendrën ku jetonte kishte pasur raste me koronavirus.
Autoritetet holandeze po lejojnë vizitat individuale në disa azile për të moshuarit nga e hëna, një masë që do të shtrihet tek të gjitha qendrat në 15 qershor. Me 5830 vdekje e gati 46 mijë raste me Covid-19, Holanda zbatoi një ’izolim inteligjent’, me më pak kufizime se në shtete të tjera të Europës./abcnews.al