Presidenti francez Emmanuel Macron bën me dije se është parashikuar një plan mbështetës, prej më shumë se 8 miliardë euro, për të rimëkëmbur industrinë e automjeteve.
Sipas tij kjo paketë synon t’i vijë në ndihmë prodhuesit të parë të makinave të “pastra” në Europë.
“Shteti do të japë mbi tetë miliardë euro ndihmë për këtë sektor”, deklaroi Macron gjatë një vizite në një uzinë për prodhimin e pajisjeve Valeo në Etaples, në veri të vendit.
Objektivi i kësaj ndihme është ta bëjmë Francën kombin e parë prodhues të makinave të pastra në Europë duke e çuar në më shumë se një milionë në vit prodhimin e makinave elektrike dhe hibride”, u shpreh Macron.