Mjeku infeksionit Gent Stroni nga studio e Abc News është shprehur se në vendin tonë falë ndërgjegjësimit të poppullatës nuk ka pasur asnjë fluks të shtrimit të pacientëve me koronavirus në vendin tonë.
“Duhet të kujdesemi për vete nëse ne diskutojmë për call centerat dhe secili nga këto persona nuk kanë respektuar distancimin social dhe nuk mbajnë maskë janë të rrezikuar. Nëse do të diskutojmë për ambiente të mbyllura është e rëndësishme përdorimi i maskës ndryshe është në një ambient të hapur.
Nëse një person i infektuar mban maskë e ul ndjeshëm numrin e infektimit por gjithashtu një rast i rëndësishëm është mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura. Ne jemi pjesë e një pandemie globale dhe duhet të sillemi si fqinjët, ku në momentet që hapen vendet fqinje dhe është i lejueshëm transporti rrugor dhe kanë me vete një certifikatë me vetë, ndërsa matja e temperaturës është relative nëse do të mund të kapesh një rast është potencial”, është shprehur mjeku Stroni.
Lexo edhe:Stroni: Mundësia e përhapjes së koronavirusit në det është shumë e vogël
Ndër të tjera mjeku ka theksuar se ky është një virus që përfshin të gjithë moshat, por asnjë nuk duhet të trembet se nuk do të thotë se do të vdesim nga ky virus. Një pjesë e madhe e të infektuarve janë simptomatik ose me simptoma të lehta.
Sipas infeksionistit është e rëndësishme që të krijohet imuniteti i tufës, por sipas ecurisë në vendin tonë duket se virusi do të zgjasë më shumë.
“Normalisht do të ishte mirë që ne të krijonim imunitetin e tufës, që është një vaksinë më vete këto persona që u janë marrë serologjitë dhe kanë pasur situata të sëmundjes dhe më pas dalin dhe pozitiv është e rëndësishme, pasi më pas ky person del i infektuar ky person nuk e ka më potencialin e infektimit. A është 8 % një shifër e duhur ne jemi shumë larg atij imuniteti që duhet të shkojë deri në 60 %. Epidemia do të zgjasë pasi ne nuk kemi imunitet të tufës, por nuk di të them se cili është kampioni që është marrë për të bërë këtë 8 %, rezulton se janë rreth 15% të prekur nga stafi mjeksor. Unë personalisht unë jam negativ”, ka thënë mjeku./abcnews.al