Tre vëllezër janë shtruar në spital pasi u kafshuan nga merimanga “Vejusha e zezë” në Chayanta të Bolivisë. Të rinjtë që i përkasin moshës 8, 10 dhe 12-vjeç e kanë lejuar vetë këtë gjë me besimin se kjo do t’i shndërronte në Spiderman.
Djemtë u dërguan më vonë në një spital në qytetin e Llallagua por gjendja e tyre u përkeqësua dhe ata u transferuan më pas në Spitalin e Fëmijëve në kryeqytetin bolivian, raporton “The Mirror”.
Shumica e njerëzve që kafshohen nga merimanga të këtij lloji nuk pësojnë dëmtime serioze, megjithëse helmi mund të jetë fatal për fëmijët e vegjël, të moshuarit apo të sëmurët. /abcnews.al