Çdo lidhje ka nevojë për një themel të fortë, e cila mund të zgjasë për të gjithë jetën. Dashuria dhe marrëdhënia janë të ndërlikuara, por “Vibee.it” ka renditur disa këshilla që mund t’i zbatojmë në mënyrë që marrëdhënia të bëhet më paqësore dhe e lumtur.
1.Mos u ankoni për gjithçka
Disa sjellje në të vërtetë irritojnë dhe nuk ndihmojnë aspak në një marrëdhënie. Por jo gjithçka është shkak për ankesa. Rivlerësoni nëse veprimi i partnerit meriton të kritikohet më ashpër. Është e rëndësishme një bisedë e mirë.
2. Respektoni shijet e partnerit
Gjithashtu është thelbësore që të mos kritikoni shijet e të dashurit tuaj. Askush nuk është si gjithë të tjerët, veçanërisht në një lidhje. Lërini të mbajë veshjet me të cilat ndihet më rehatshëm, të dëgjojë muzikën që i pëlqen dhe të bëjë atë që mendon se është më mirë.
Nuk ka asgjë më të pakëndshme sesa të kesh dikë që vazhdimisht kontrollon dhe kritikon shijet tona dhe që dëshiron të na bëjë diçka që nuk jemi.
3. Gjithmonë lavdërojeni atë
Një kompliment asnjëherë nuk dëmton askënd. Falënderoni partnerin tuaj, tregoni çdo ditë se sa mirënjohës jeni me ta, sa të bukur, inteligjent dhe të përgjegjshëm janë ata. Një fjalë e thjeshtë motivimi mund ta bëjë jetën tuaj të dashurisë shumë më të lumtur.
4. Jini gjithmonë të sjellshëm
Mos e humbisni mundësinë për të bërë diçka të mirë për të dashurin tuaj. Çdo ditë është një rast për të përgatitur një darkë të veçantë, për ta marrë nga puna apo t’i dhurojë një dhuratë.
5. Krijoni mundësi për të qenë së bashku
Në një marrëdhënie, është e rëndësishme që secili person të ketë kohë për veten e tyre, për miqtë e tyre, por dhe për të krijuar kohë për të dy është gjithashtu thelbësore. /abcnews.al