“E lehtë, e lehtë”, kështu thonë te Juventusi, kur Cristiano Ronaldo dhuron spektakël gjatë seancave stërvitore. Portugezi, i cili fillimisht qëndroi për 14 ditë i izoluar, po stërvitet normalisht me grupin e lojtarëve dhe duket në formë të mirë.
Facile facile, @cristiano! ?? pic.twitter.com/54qE36skFX
— JuventusFC (@juventusfc) May 25, 2020
Së fundmi ai nuk ka shënuar gol, por kosh. Klubi bardhezi ka publikuar edhe videon, ku Ronaldo e dërgon topin me këmbë drejt e në kosh dhe më pas ka edhe festë.
Më shumë se 800 mijë shikime dhe videoja me siguri është shpërndarë në çdo media italiane dhe jo vetëm. CR7 është personazh dhe nuk ka si ndodh ndryshe. /abcnews.al