Fundi për Ibrahimovic? Gjiganti suedez pëson një dëmtim të rëndë!

schedule16:20 - 25 Maj, 2020

schedule 16:20 - 25 Maj, 2020

Duket se Zlatan Ibrahimovic do t’i japë fund karrierës së tij në përfundim të këtij sezoni, i cili aktualisht është i ndërprerë për shkak të pandemisë Koronavirus. Gjiganti suedez ka pësuar një dëmtim të rëndë me Milanin në stërvitje.

Siç raporton gazetari italian i SportMediaset, Pietro Balzano Prota, 38 vjeçari i “Djallit” ka këputur ligamentin në thembrën e Akilit dhe mungesa e tij, do të jetë e gjatë. Gjithashtu, Prota tha se klubi i Milanit do të dalë me komunikim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Zlatan.

Ky dëmtim, është i përsëritur për gjigantin e sulmit suedez dhe duke menduar se mungesa e tij do të jetë shumë e gjatë, me shumë gjasa do t’i japë fund karrierës së pasur, në moshën 38 vjeçare…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!