Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi këtë të dielë ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në urimin e tij Idrizi thekson se lutjet tona përgjatë këtij muaji kanë qenë një frymëzim, për të gjithë besimtarët, familjet tona dhe popullin tonë.
Ndër të tjera kreu i PDIU-së uron që paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!
Postimi i plotë:
Motra e Vëllezër myslimanë shqiptarë
Gëzuar Fitër Bajramin!
Pas agjërimit, sakrificës, mëshirës, lutjes dhe adhurimit tek Zoti, në muajin e madhërishëm të Ramazanit ne kremtojmë sot, ditën e Fitër Bajramit.
Lutjet tona përgjatë këtij muaji kanë qenë një frymëzim, për të gjithë besimtarët, familjet tona dhe popullin tonë, i cili asnjëherë nuk e ka braktisur rrugën e ndriçuar nga Zoti.
Me mbështetjen e Tij, urojmë që paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!
Gëzuar!/abcnews.al