Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë e ka cilësuar si inkurajues lajmin e opozitës për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik.
Selia diplomatike britanike përmes një mesazhi shkruan se është e rëndësishme që ngërçi të kapërcehet dhe Reforma Zgjedhore të përmbyllet në kohë sa më të shkurtër.
“Lajm inkurajues në lidhje me angazhimin e Opozitës për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik. Është e rëndësishme që ngërçi të kapërcehet dhe #ReformaZgjedhore të përmbyllet në kohë sa më të shkurtër, për të përmirësuar procesin zgjedhor dhe për të bërë një hap më shumë drejt pranimit në BE”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike. /abcnews.al