Kryemadhi në një linjë me Bashën: Jemi të vendosur të realizojmë Reformën Zgjedhore

schedule16:31 - 22 Maj, 2020

schedule 16:31 - 22 Maj, 2020

LSI nuk ka asnjë qendrim ndryshe nga ai i bërë sot nga kreu i PD, Lulzim Basha. Një gjë të tillë e ka bërë me dije kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit bën të ditur se përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj Reformës Zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti i saj. Ndërkohë, për Kryemadhin shembja e Teatrit Kombëtar dhe dhuna policore janë provokimi i radhës i Edi Ramës.

“Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti”, shkruan Kryemadhi:

LEXO EDHE: Basha: Opozita nuk e ka braktisur kurrë tryezën e Reformës Zgjedhore

Reagimi i Monika Kryemadhit:

LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.

Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!