OFL i dërgoi sot formularin e deklarimit të pasurisë katër personazheve të njohur të krimit në Korçë. Mes tyre ishte pikërisht Frederik Arifi, i njohur ndryshe si “Riku i Tmerrshëm i Korçës” për shkak të makabritetit të krimeve të kryera prej tij.
Raportimet e kohës tregojnë se me të nuk “grriceshin” as bandat e njohura të Korçës si ajo e “Çobenjve” apo ajo e “5 dyqaneve” për shkak se i frikësosheshin. Madje, në raste të caktuara viheshin në shërbim të tij, shkruan abcnews.al.
Frederik Arifi është ekstraduar në shkurt të vitit 2010 në Shqipëri pas një krimi makabër të kryer në vitin 2001 në Holandë duke vrarë pengun edhe pse familja i ishte dërguar shumën e parave të dërguara prej tij.
Lexo edhe: EMRAT/ OFL shkon në Korçë, 4 “të fortët” duhet të justifikojnë pasurinë brenda 48 orëve
Pas pengut Petrika Medi, vrrasjen e dytë Frederik Arifi e kreu më 31 maj kundër 20-vjeçarit Klevis Zaçellari, i cili e kishte strehuar në shtëpi.
Po atë ditë plagosi dhe policin Anesti Minga e dy kushërinjtë e tij. Riku u strehua në shtëpinë e Zaçellarit dhe më pas e vrau, pasi polici e përdori si “mburojë njerëzore” dhe Riku qëlloi.
Ngjarja
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 15.05.2001 në Amsterdam të Holandës, ku Frederik Arifi kishte marrë peng Petrika Medin dhe i kërkonte familjes së tij 200 milionë lekë për lirimin e tij.
Pas disa negociatave, vëllezërit e tij arritën të siguronin 30 milionë dhrahmi, të cilat ia dorëzuan Arifit.
Edhe pas marrjes së lekëve të kërkuara, “Riku i tmerrshëm” nuk është mjaftuar me kaq, por e ka vrarë pengun e tij. /abcnews.al