“Gabimi i Mirelës”, Bombaj: Në karantinë u vizatuan të gjithë muret e shtëpive në Shqipëri

schedule09:38 - 22 Maj, 2020

schedule 09:38 - 22 Maj, 2020

“Gabimi i Mirelën” është risjellë në vëmendje të të gjithëve gjatë karantinës. Regjisori Leonard Bombaj në një intervistë për Abc e Mëngjesit, me Enkel Demin është shprehur se  karantina ishte ajo që bëri të reflektojnë gjatë dhe të risjellin dhe njëherë në një variant ndryshe tashmë “Gabimin e Mirelës”.

Regjisori ëshhtë shprehur se qëndrimi në karantinë ka bërë që fëmijët të pikturojnë murët e shtëpive. Bombaj ka theksuar se karantina bëri që fëmijët të ishin të lirdhëm dhe në ndryshim nga Mirela që zhgarraviti një autobus, në 2020 ato kanë bërë autobusin ekspozitë shëtitëse nëpër Tiranë.

“Në karantinë njeriu çfarë nuk mendon karantina jo vetëm që zhytesh brenda vetes, por fillon që të përgjosh fëmijët e tyre ghjestet e tyre gjerat që bëhen. Historia e mirelës ka nisur me një gjë të çuditshme. Kur kam shkuar në kuzhinë kam parë gjithë faqen e murit të pikturuar, kam parë bashkëshorten por më tha skam çfarë të bëj vajza le të bëjë çfarë të dojë. Unë kam një prokjet maratonë, ku të gjithë fëmijët dhe adoleshentët të marrin mikrofonin dhe të flasin çfarë të duan.

Gjatë karantinës këto e morën këtë sinjal dhe në të gjithë muret e shtëpive nëpër Shqipëri u pikturuan, kjo më kujton “Gabimin e Mirelës, i kam bërë letër dhe kryeministriot për tu bërë pjesë e projektit, por ai nuk u bë pjesë, por interesante ishte se nëse mirela bëri një gabim dhe zhgarraviti mbi një autobus, fëmijët e 2020 , bënë autobusin ekspozitë shëtitëse nëpër Tiranë. Gjëja më e veçantë në këtë ka qenë bashkimi i shumë artistëve, ku përmend Agron Llakaj, Irma Libohova, etj. Irma ka qenë e para që e ka kënduar dhe për herë të parë këngën”, është shprehur Bombaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!