Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në studion e emisionit “Opinion”, lidhur me besimin që ai ka në lidershipin e partisë së tij. Pyetur nëse do të ishte presidenti Ilir Meta kreu i një opozite luftarake, Berisha u përgjigj se PD ka lidershipin e vet.
Vangjeli: Vazhdoni të besoni në lidershipin e partisë suaj apo shikoni që fqinji juaj tek Gjiri i Lazlit, njeriu i fortë i politikës shqiptare, i vetmi që ju ka çuar ju në polici, Ilir Meta mund të jetë kreu i një opozite luftarake?
Berisha: Se çfarë do të jetë Meta e di ai, Ilir Meta është president atë bëja atij. Unë mendoj që PD ka lidershipin e vet. Sali Berisha është totalisht në misionin dhe detyrën e tij të avokatit të interesit publik dhe kaq është e gjithë historia