Presidenti i Vendit Ilir Meta vijon me reagimet e tij në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Pasditen e kësaj të enjteje ai ka reaguar përmes një shkrimi të publikuar në një media franceze, “Liberation”, që i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë mëngjesin e së dielës së shkuar.
Në artikullin e kësaj gazete theksohej se vendimi ishte i pafalshëm për shumicën e shqiptarëve, ndërsa në Shqipëri “rritja e diktaturës është e pandalshme”.
Ndërkohë kreu i shtetit në reagimin e tij shkruan se është koha për reflektim të thellë për të mos humbur shanset për një rrugë drejt Evropës.
“Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane!”, shkruan Meta./abcnews.al