Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serie A pa tifozë? Lazio gjen zgjidhjen, zbulohet plani

schedule11:36 - 21 Maj, 2020

schedule 11:36 - 21 Maj, 2020

Serie A ende nuk dihet kur rinis, edhe pse Liga ka zgjedhur datën 13 qershor. Lazio është një nga klubet që ka ngulmuar më së shumti që gara të rifillojë dhe drejtuesit e klubit po mendojnë që në “Olimpico” të ketë tifozë të pranishëm, sigurisht jo fizikisht.

Tifozët do të mund të vendosin foton e tyre në stadium, sikurse ndodh në Gjermani në stadiumin e M’Gladbah. Gjithçka është zbuluar nga Stefano De Martino, drejtori i komunikacionit në klubin e Serie A.  “Klubi po mendon t’u japë tifozëve të Lazio mundësinë të jenë në të stadium kur ndeshjet të rinisin.

Mund t’ju them se po punojmë dhe javën tjetër do e zbulojmë të gjithë skemën. Do të lejojmë, që ata që duan të jenë të pranishëm në stadium, të dërgojnë fotografitë e tyre dhe t’i vendosim aty ku qëndrojnë.

Do ta shpjegojmë më vonë se si mund të ndodhë kjo, pasi po ndërtojmë një faqe në internet, që do i dedikohet kësaj iniciative”, është shprehur De Martino, ndërkohë që te Lazio mezi presin të zbresin në fushë, në mënyrë që të luftojnë me Juventusin për titullin kampion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!