Pandemia pritet të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor për herë të parë që nga viti 1990

schedule10:47 - 21 Maj, 2020

schedule 10:47 - 21 Maj, 2020

Pandemia e COVID-19 pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor, tha të mërkurën Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga 1990. Indeksi global i zhvillimit njerëzor bën matjen e standardit të arsimit, shëndetit dhe jetesës në botë, raporton AFP.

“Zhvillimi njerëzor ka shënuar përparim në 30 vitet e fundit, pavarësisht situatave që ka kaluar bota, siç ishte kriza financiare në vitet 2007-2009. COVID-19 me goditjen e tij të trefishtë në sisteme shëndetësore, arsim dhe të ardhura – mund të ndryshojë këtë ritëm”, tha kreu i UNDP-së, Achim Shtajner.

UNDP vlerëson se të ardhurat globale për person  pritet të bien katër për qind në vitin 2020, për shkak të pandemisë.

Organizata tha se mbyllja e shkollave dhe pabarazitë në mësimin në distancë do të zgjerojnë hendekun e shkallës së arsimimit, midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

“Rreth 86 për qind e fëmijëve që janë në shkolla fillore në vendet e varfra aktualisht nuk po e vijojnë mësimin, krahasuar me vetëm 20 për qind në vendet e pasura”, tha UNDP.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit në botë janë regjistruar rreth 106 mijë raste me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve, që është regjistruar brenda një dite, tha agjencia e OKB-së.

Zyrtarët saj shprehën shqetësim për situatën e pandemisë në vendet e varfra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!