Presidenti i Portugalisë me “tuta plazhi”, pret në distancë radhën në supermarket

schedule22:00 - 20 Maj, 2020

schedule 22:00 - 20 Maj, 2020

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa është fotografuar me një veshje të thjeshtë duke pritur në radhën e supermarketit.

Fotoja e tij ka bërë xhiron e rrjetit duke ngjallur reagime dhe krahasime me liderët e vendeve të tjera.

Veshja e tij i ngjan më shumë daljes për pushime sesa të jep idenë e një kreu shtetit, por megjithatë është e pashmangshme të vësh re se ai qëndron në radhë dhe në distancë nga të tjerët për shkak të situatës së pandemisë.

Portugalia është një nga vendet që ka menaxhuar më mirë këtë situatë, gjë e cila reflektohet edhe në numrin e ulët të vdekjeve për numër popullsie, 1200 në total./abcnews.al