Shfaqet pas 100 mijë vitesh zogu i rrallë

schedule19:46 - 20 Maj, 2020

schedule 19:46 - 20 Maj, 2020

Shfaqet pas 100 mijë vitesh zogu i veçantë i zhdukur. Mediat ndërkombëtare bajnë me dije se zogu Aldabra, gjeli me pendë të bardha, mendohej të ishte zhdukur 100,000 vjet më parë.

Shkencëtarët janë befasuar nga shfaqja e zogut pas kaq shumë vitesh. Sipas hulumtimeve të botuara në revistën zoologjike Linnean Society, një zog i parë gjatë fluturimit është rezultat i “evolucionit përsëritës”.

Kjo do të thotë që gjenet, për të cilat mendohej se ishin në zhdukje, janë rishfaqur, domethënë, megjithëse kafshët mund të kenë kaluar prej kohësh që janë shuar, kjo nuk i pengon gjenet të zhvillohen sot.

Proceset e tilla përndryshe mund të shkaktojnë rishfaqjen e pak a shumë specieve të ngjashme, nga materiali stërgjyshor, i cili është pasojë e “evolucionit të butë”.

Por e gjithë kjo nuk do të thotë se do të jetë e mundur që mamutët ose dinozaurët të shfaqen së shpejti. Deri më tani, ky fenomen është vërejtur në disa lloje të breshkave, dhe tani për herë të parë te zogjtë./abcnews.al