Protesta e artistëve për shembjen e Teatrit Kombëtar ka nisur me fjalën e aktorit Neritan Liçaj.
Aktori kërkoi edhe njëherë drejtësi sipas tij për krimin që është bërë me shembjen e teatrit. Po ahstu ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos mendojnë deri te pragu i shtëpisë së vet.
“Jemi këtu për të thënë ne jemi shqiptarë dhe thërrasim në kauzë të gjithë shqiptarët. Sinqerisht do të doja nga të gjithë ju që na keni besuar se çështja jonë ka qenë shumë e thjeshtë. Ne atë teatër atë shesh e quajtëm sheshi i lirisë. Unë do të doja drejtësinë e cila duhet të shprehet për krimin që u bë. Këto institucione të tregojnë se dinë të mbrojnë kombin e tyre. TK është një nga institucionet më të shenjta të këtij vendi.
Unë do i bëja thirrje çdo shqiptari që të mos mendojë vetëm deri tek pragu i shtëpisë së vet. Të mos mendojë cçm duhet mua, jo çdo gjë që ka të bëjë në këtë vend ka të bëjë edhe me mua. Unë do jem krenar tërë jetën që jam shqiptar. Jemi një rracë e fortë, shaheni dhe mallkohemi por jemi një popull që kemi temperament të fortë dhe shpirt të bukur.
Të vinë këtu zotërinjtë të na shikojnë në sy po patën kurajo dhe ti flasin popullit. Demokraci e vërtetë është kjo”, u shpreh aktori. /abcnews.al