OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë Fatmir Kajollit, i cili rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Milanos, në Itali, në vitin 2001, me 24 vite burg për veprat penale të “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike”.
Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës, po në Itali, në vitin 2000, ka vendosur dënimin me 16 vite burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkeljet të ligjit për narkotikët”. Kërkesa e autoriteteve italiane për ekstradimin e shtetasit Kajolli nuk u pranua nga ana e gjykatës.
Kajolli është një emër i njohur edhe në Fier, ndërsa disa kohë ka qenë edhe këshilltar në Këshillin Bashkiak në Fier.
Lexo edhe: EMRAT/ Drogë dhe organizatë kriminale, OFL i dërgon formularin tre personazheve të njohur në Fier
Gjykata italiane e dënoi Kajollin pas disa përgjimeve dhe verifikimeve duke konstatuar se ishte i angazhuar në trafikun ë lëndëve narkotike.
Në njërin prej tyre Kajolli është përgjuar duke folur me Sokol Genicën, të cilit gjithashtu sot i është dërguar ffredi geormulari i OFL.
Historia zë fill në gusht të vitit 1998, kur grupi i Genicës kishte mbetur pa furnitorë, ndaj edhe futi në lojë një tjetër personazh të fortë, Fatmir Kajollin.
Vendimi i Gjykatës së Milanos, që i rëndon me 16 vite burg biznesmenit Kajolli, zbardhtë bisedat telefonike mes tij dhe Genicës, ku i pari ndodhej në Fier dhe i dyti në Milano.
TELEFONATA 1
Datë 16.8.1998, ora 09:12. Telefonatë ndërmjet Sokolit dhe Fatmirit
Fatmiri: Alo?
Sokoli: Po.
Fatmiri: Hë mo?
Sokoli: Kush je?
Fatmiri: Alo, Fatmiri jam.
Sokoli: Po ku je o grupi, ça po bën, si je ti?
Fatmiri: Mirë vllai.
Sokoli: Fëmijët, mirë i ke?
Fatmiri: Mirë, mirë.
Sokoli: Ore, e kupton se kush jam?
Fatmiri: Ore Sokol, ti je o vlla?
Sokoli: Po unë jam, Sokoli jam.
Fatmiri: Po ku je o vllai im?
Sokoli: Ça më thua ndonjë gjë ti?
Fatmiri: Je kthyer këtej ti?
Sokoli: Jo, në Itali jam.
Fatmiri: O vlla, po ça më thua ndonjë gjë?
Sokoli: Çdo gjë është shumë mirë.
Fatmiri: Vetë si je?
Sokoli: Po shtyhemi, të telefonova dhe mbrëmë unë po…
Fatmiri: Sa e ndeza telefonin unë. Ça më thua ndonjë gjë ti?
Sokoli: Po hiç, shtyhemi.
Fatmiri: Si i ke punët andej?
Sokoli: Si dyfek i lagur.
Fatmiri: …qesh ….Si the?
Sokoli: Akoma s’i kam në vijë punët, s’kemi fare nga ajo gjëja..
Fatmiri: Dëgjo
Sokoli: Po.
Fatmiri: Me…atë Lirimin…kam unë aty.
Sokoli: Si the?
Fatmiri: Kam unë për t’i dhënë Lirimit..e kam aty, e fitojmë të gjithë ndonjë gjë.
Sokoli: Kush është Lirimi?
Fatmiri: Kush e ka atë djalin?….Ti e ke? …Ashtu më duket…e gjen?
Sokoli: Si ta gjej unë?
Fatmiri: Ke ndonjë muhabet në vijë ti?
Sokoli: Jo, s’kam gjë fare prandaj.
Famiri: Epo mirë se mbase ta gjej unë aty.
Sokoli: Për sa kohë e gjen ti?
Fatmiri: Që sot.
Sokoli: Po si e gjen?
Fatmiri: Ta gjej që sot. Më dëgjon?
Sokoli: Po.
Fatmiri: Ta gjej direkt.
Sokoli: Mos kërkojnë shumë ata?
Fatmiri: Neve sa na leverdis? Se nuk e kam nisur që këtej unë atë….për kokë të kalamajve.
Sokoli: Si the?
Fatmiri: Neve si na leverdis më mirë?
Sokoli: Po tani….
Fatmiri: Dëgjo!
Sokoli: Po.
Fatmiri: Dëgjo, të betohem që e ke aty te vendi…e ke parasysh që shkon te vendi dhe sa shkon?
Sokoli: Po, por ti fol njëherë se qysh e tek..
Fatmiri: Çfarë…
Sokoli: Fol njëherë vetë me të ti.
Fatmiri: Po.
Sokoli: Nga Republika Çeke e keni? Nga andej erdhi?
Fatmiri: Po, andej ka ardhur…që andej erdhi aty te ju…aty është tani.
Sokoli: Dëgjo.
Fatmiri: I kanë në makinë ata.
Sokoli: Kush është ai djali? Kush është ky? Avniu është ai?
Fatmiri: Nuk e di, të pyes njëherë ata se kush është…Më dëgjove vllai? Se kështu…
Sokoli: Epo mirë. Që mos t’i hallakatim kot dhe ata. Na vijnë lekët një për një, pastaj kur të pijmë kafen.
Fatmiri: O vllai, dëgjo pak, di gjë me sa e kanë lënë aty?
Sokoli: Hë, më thuaj.
Fatmiri: Se nuk fitoj asnjë lek unë, të betohem.
Sokoli: Po?
Fatmiri: Me 31.
Sokoli: Po vlla, ata kështu e kanë lënë.
Fatmiri: Të betohem ajo që shesim ne është….vij dhe unë dhe fitojmë të dy ne…atë që…të them të vërtetën…të betohem që s’kam dërguar asnjë lek..
Sokoli: Jo re…..
Fatmiri: Dëgjo…ma kanë lënë kështu, se ishin vetë ata që e çuan dhe i bënë të gjitha gjërat.
Sokoli: E kanë sjellë ata?
Fatmiri: Ça do ti të them unë tani?!
Sokoli: Ti ça po bën vetë njëherë?
Fatmiri: Mirë fare.
Sokoli: Ata nuk erdhën më ….kështu që…
Fatmiri: O vlla, për kë po thua ti?
Sokoli: Atë muhabetin e atij të UÇK-së…a ça dreqin ishte ai.
Fatmiri: Po re, kanë ardhur ata, i mbushën rrafsh dhe makinat.
Sokoli: Shyqyr!
Fatmiri: Dy makina i kam nisur unë.
Sokoli: Epo mirë.
Fatmiri: Dy tani, duhet të nis dhe nja dy të tjera.
Sokoli: Ata të Vlorës nuk kanë ardhur apo jo?
Fatmiri: Jo, ata s’u bënë më të gjallë.
Sokoli: Epo le të shkojnë të q…. Ata erdhën te unë dhe më kanë çarë k…
Fatmiri: …(qesh)…sa mirë bëre që…
Sokoli: Turi ça bën ndonjë gjë?
Fatmiri: Turi është yll fare, është në Republikën Çeke.
Sokoli: Ah.. po ai nuk na e bie dot këtu?
Fatmiri: Ata ma dërguan dhe mua… miqtë e Turit… ata ma sollën kështu..e ke parasysh ti meqenëse s’ka pasur fare…kupton?
Sokoli: Epo mirë (bie linja)
TELEFONATA 2
Datë 16.8.1998, mes Sokol Genicës dhe Fatmir Kajollit
Fatmiri: Alo!
Sokoli: Më thuaj grupi.
Fatmiri: Dëgjo.
Sokoli: Po.
Fatmiri: Më thuaj çik atë lokalin që doni ju për ta takuar atë personin, se vjen vetë t’u takojë ai.
Sokoli: Po?
Fatmiri: Hë pra? Thuaj ndonjërit aty që…se unë e ti s’i njohim mirë këto…
Sokoli: Ça the?
Fatmiri: Ne të dy se njohim fare vendin aty, prandaj më thuaj emrin e ndonjë lokali apo ndonjë vendi aty…që të vijë të të takojë ai personi.
Sokoli: Po.
Fatmiri: Do të flasë me ty ai, me asnjë tjetër.
Sokoli: Po, dakord.
Fatmiri: Domethënë?
Sokoli: Domethënë do ta mbyllim këtë punë apo jo?
Fatmiri: Po re po, më thuaj atë vendin ku do takosh personin ti. Ku je ti tani?
Sokoli: Unë jam te ky hoteli “Gran Sasso”
Fatmiri: Çfarë..? Cili hotel..?
Sokoli: “Gran Sasso”. Alo.
Fatmiri: Një sekondë vlla… Gran Sasso?
Sokoli: Po te hoteli i Lamit.
Fatmiri: Ku është ky Lami?
Sokoli: Po…ore këtu është…po më mirë mos ta zgjasim shumë në telefon ne…vjen ai dhe…tani vjen ai?
Fatmiri: Po.
Sokoli: Epo mirë.
fatmiri: Atëherë në ça vendi?
Sokoli: Këtu në Milano.
fatmiri: Mirë po flas me të direkt unë…ai ty do të kërkojë kur të vijë aty?
Sokoli: Po, s’ka problem fare se aty poshtë do jem unë.
Fatmiri: Se mund të vonohet një çikë ai…po telefonoj njëherë ata andej unë, se e marrin ata në telefon, se unë s’kam kontakt me atë personin që është aty.
Sokoli: Shumë mirë.
Fatmiri: Mirë fare, hajde se të marr unë prapë. Mirupafshim vlla.
Sokoli: Ty kur të të marr në telefon unë?
fatmiri: Po do bëhet direkt tani kjo punë.
Sokoli: Epo mirë.
Fatmiri: Nja 100-150 bëj gati për ta ti….më kupton?
Sokoli: Prit një çikë se duhet të flas njëherë me ata…menjëherë…do e flas me këta miqtë se nuk janë zgjuar akoma nga gjumi këta.
Fatmiri: Epo e bëjmë kështu…fol njëherë ti me ata.
Sokoli: Më lër mua se të marr andej nga dreka.
Fatmiri: Epo mirë.
Sokoli: Sot e mbyllim këtë punë apo jo?
Fatmiri: Do bëhet, si s’do bëhet.
Sokoli: Hajt mirupafshim!
Fatmiri: Zëre se është bërë, mirupafshim.
Sokoli: Mirupafshim!

