Trump befason me deklaratën: Kam 1 javë që marr ilaçin kundër malaries

schedule18:55 - 19 Maj, 2020

schedule 18:55 - 19 Maj, 2020

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka befasuar me deklalaratën që ka bërë së fundmi. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se prej një jave po merr ilaçin kundër malaries “hydroxychloroquine”, për të qenë i mbrojtur nëse preket nga koronavirusi.

“Po e marr medikamentin për rreth një javë e gjysmë dhe jam akoma këtu, nuk kam gjë. Po e marr se mendoj se është mirë”, ka deklaruar ai.

Presidenti ka deklaruar se po e merr këtë medikament, ndonëse ende nuk ka asnjë provë shkencore që e trajton koronavirusin, apo e parandalon atë.

Hidroksilklorina është e njohur se ka efekte anësore potencialisht të rënda, përfshirë problemet me ritmin e zemrës.

Trump tha se, ndërsa nuk rekomandohej nga mjeku i tij, ai e kërkoi ilaçin nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, doktor Sean Conley.

Trump hodhi poshtë raportet për efektet anësore, duke thënë: “Ajo çfarë mund t’ju them është, deri më tani më duket se jam në rregull.”

Dy studime, që përfshin rreth 1.400 pacientë në Nju Jork, kohët e fundit nuk gjetën ndonjë përfitim nga hidroksilklorina.

Edhe pse studiuesit kanë qenë skeptikë për rolin e hidroksilklorinës në trajtimin e COVID-19, ka më shumë entuziazëm për potencialin e tij për të parandaluar infeksionin ndaj pandemisë. /abcnews.al