Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sikleti i kapitenit, Deeney: Nuk kthehem në stërvitje, kam hallin e djalit

schedule19:37 - 19 Maj, 2020

schedule 19:37 - 19 Maj, 2020

Kapiteni i Watford, Troy Deeney, ende nuk dëshiron të rikthehet në stërvitje dhe kjo prej frikës së pandemisë. Klubet e Premier League do të rikthehen në stërvitje këtë javë, edhe pse me rregulla strikte higjenike.

”Ne jemi të detyruar të rikthehemi këtë javë në fushë, por unë kam deklaruar se jam jashtë ekipit. Mjafton që njëri nga ne ta këtë virusin dhe më pas të na infektojë të gjithëve. Nuk dua kurrsesi të ndodhë kjo gjë dhe të jem unë më pas që do ta çoj virusin në shtëpi”, deklaron Deeney në një bisedë në “YouTube”.

”Djali im është vetëm pesë vjeç dhe ka disa probleme me frymëmarrjen. Kjo është arsyeja kryesore se pse unë nuk dua të rikthehem, pasi nuk dua ta vështirësoj më shumë situatën e tim biri. Nuk kam asnjë arsye se pse ta vendos atë në rrezik”, mbyll kapiteni i Watford. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!