Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Agron Lushin, te arrestuar pak dite me parë si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në Lezhë.
Më 27 prill në fshatin Lalm Lulaj të Lezhës u vranë rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni. Sipas burimeve në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari e ka mohuar përfshirjen e tij ne këtë krim.
35-vjeçari Lushi dyshohet që të ketë bashkëpunuar me Aleksandër Përdodën për të t’u marrë jetën dy burrave në Lezhë.
Ndalimi i tij ka ardhur pas verifikimit të provave të mbledhura pas inspektimit në vendin e ngjarjes ndërsa Lushi ka qenë i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. /abcnews.al/