Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar mbështetjen për protestën e artistëve kundër Shembjes së Teatrit.
Meta ka ndarë një foto të disa të rinjve, krah së cilës i kërkon atyre të mos provokohen nga ata që ai i quan Talebanë, ndërsa deklaron se demokracia do të triumfojë.
“Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga Talebanët! Demokracia do Triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë!”, shkruan Meta./abcnews.al