Gazetari Alfred Lela ditën e djeshme u shpreh se ditën e djeshme ndërsa ishte në protestën e artistëve dhe aktivistëve pas shembjes së teatrit, i kishte humbur biçikleta.
Në komentin e tij Lela tha se ishte “Një biçikletë e mirë, e hijshme si pelë race, që për dikë të rritur me ëndrrën fëminorë të të pasurit të një dyrrotaku në të cilën të bredhë lirinë e vegjëlisë do të thotë shumë, më ka humbur sot”.
Pas kësaj ai kërkoi që ti gjenin bicikletën e humbur: “Bravoçunat” të më gjejnë biçikletën!.
Por gjatë ditës së sotme Alfred Lela e ka gjetur biçikletën që humbi. Ka qenë vetë gazetari, i cili dha lajmin në rrjetet sociale, ku tregon se një qytetar i quajtur Agush Karamete i ka kthyer mbrapsht biçikletën e tij.
Reagimi i plotë:
“Me Agush Karameten, qe me gezoi shume sot jo vetem se me ktheu bicikleten, por me shume se me tregoi se cilet ishin njerezit qe ishin dje ne rruge per te protestura per Teatrin. Po marr pensionin me tha, kur e telefonava. Kur e takova mesova se edhe agjeronte. Me ftoi ne shtepi dhe folem per ate qe te dy kishim deshmuar dje. Ka njerez te mire ky vend qe quhet Shqiperi! Faleminderit Agush! Faleminderit te gjitheve qe me keni shkruar dje dhe ma keni bere me te lehte dhunen e bravoçunave te Heneral Leshit“, shkruan Lela.
Një një shkrim të gjatë, Lela e krahasoi biçikletën me një pelë race./abcnews.al