Florian Kamberi ka pak shanse të qëndrojë te Rangers. Sulmuesi, i cili në muajin shkurt u huazua nga gjiganti skocez, është nën kontratë me Hibernian dhe në marrëveshjen e bërë nuk ka një klauzolë që i jep mundësinë Rangers ta blejë atë.
Në fakt duket se as nuk e kanë në plan diçka të tilla, pasi trajneri Steven Gerrard preferon një tjetër sulmues, me të njëjtat tipare si Kamberi dhe që ka shënuar më shumë këtë sezon në Skoci. Bëhet fjalë për australianin Lyndon Dykes.
Ky i fundit ka realizuar 9 gola në 25 ndeshje, ndryshe nga Kamberi, që katër herë e ka tundur rrjetën në kampionat, tre herë me Hibernians dhe një herë me Rangers. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, në pjesën e dytë të sezonit luajti 6 takime dhe vetëm në një u hodh në fushë nga fillimi. /abcnews.al

