Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Brindizi ku janë sekuestruar 546 kg marijuanë e cila në treg kapte vlerën e 5 milion eurove.
Pas një sinjali të dhënë nga avionët që mbikëqyrin hapësirën detare, se kishin vënë re një skaf për të cilin kishin lindur dyshime, forcat e Guardia di Financa kanë dalë menjëherë dhe janë vënë në ndjekje të mjetit duke bërë të mundur kapjen e tij në brigjet e Brindizit.
Gjatë kontrollit të imtësishëm droga u gjet e fshehur në dyshemenë e skafit i cili drejtohej nga një shqiptar që u arrestua në flagrancë nga policia italiane.
Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit por policia ka njoftuar se do të japë informacione në orët në vijim./abcnews.al