Vincenzo Spadafora është rikthyer të flasë rreth rifillimit të futbollit në Itali. Ministri i Sporteve zbulon me anë të një komenti në rrjetet sociale se shumë futbollistë kanë frikë dhe i shkruajnë për shqetësimet që kanë.
“Edhe në botën e futbollit ka qëndrime të ndryshme, marr shumë mesazhe në rrjetet sociale nga futbollistë të ndryshëm. Ata përpiqen të kontaktojnë me mua për të shprehur shqetësimet që kanë. I ftoj të gjithë të mos thonë që po krijojmë kaos.
Po lëvizim me kujdes për të parandaluar rikthimin e situatës së frikshme, që do të na detyronte të ndaleshim sërish. I ftoj njerëzit të mos bëjnë si fenomenë, duken të gjithë si shkencëtarë nga jashtë, si futbollistë dhe si arbitra.
Më akuzojnë se nuk vij nga bota e sportit, por nuk është e nevojshme diçka e tillë për të qenë Ministër i Sporteve. Bota e futbollit kërkon nga ne të marrim përgjegjësi, ata nuk do të vendosin në mënyrë të pavarur“, shkruan Spadafora. /abcnews.al

