Samuel Eto’, pasi kishte luajtur për pesë vite me Barcelonën, pranoi verën e vitit 2009 të vishte fanellën e Inter. Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport” ai zbulon prapaskenat e transferimit të tij, çfarë i kishte thënë Jose Mourinho, mesazhet e Marco Materazzi, si dhe bisedën me presidentin Massimmo Moratti.
“Mourinho më bindi me një mënyrë shumë të thjeshtë: më dërgoi fanellën me numër 9 të Interit dhe më tha: ‘është e juaja, po ju pret’. Kishte diferencë të madhe mes pagës që Inter më ofroi dhe asaj që kërkova.
Unë i befasova të gjithë në tavolinë. U thashë që pjesën që mungon ta kthejnë në bonuse për ekipin, nëse e fitojmë Champions League për dy vite. Dhjetë muaj më vonë ishim kampionët e Europës”, tregon Eto’o.
Më pas ai zbulon edhe çfarë i kishte shkruar mbrojtësi Materazzi: “Marco atëherë më dërgoi mesazh dhe që tha se “nëse vjen tek Interi, do fitojmë gjithçka’. Nuk e kisha numrin e tij dhe pyeta Albertinin: ‘A është i yti ky numër?’ Me të vërtetë ai ishte numri i Marcos. Një gjë e tillë nuk më kishte nodhur kurrë në karrierën time. Ai mesazh ndikoi shumë në vendimin tim. Aty nisi edhe një miqësi”.
Në fund ai tregon edhe bisedën që kishte pasur me kreun e klubit zikaltër: “Presidenti Moratti më thirri menjëherë pasi firmosa dhe me një frëngjishte perfkte më tha: ‘Eto’o, më beso, do kesh një eksperiencë të mirë tek Interi dhe do të ndjehesh si në shtëpi’. Ashtu ndodhi, kishte të drejtë”. /abcnews.al

