Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptar ia del për pak të arratiset nga burgu grek, por ndërhyn policia

schedule22:07 - 16 Maj, 2020

schedule 22:07 - 16 Maj, 2020

Një i dënuar shqiptar për pak shijoi lirinë duke u arratisur nga burgu i “Agio Stefano” në Patra të Greqisë.

Atij i kishte mbetur vetëm rrethimi jashtëm për të kaluar duke arritur qëllimin e tij, por në këtë moment ka ndërhyrë policia duke e kapur.

Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shqiptar të dënuar me shumë vite burg nga drejtësia atje.

Emri i tij nuk bëhet publik për momentin. Ai do të dërgohet në gjykatë nën akuzën e tentativës së arratisjes, akuza që do t’i shtojnë edhe disa vite dënimit të tij.

Autoritetet janë duke verifikuar sistemin e sigurisë të burgut me qëllim gjetjen e “boshllëkut” që çoi në tentativën e shqiptarit për t’u arratisur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!