“Gati të rikthehem te Juventusi, pas Messit e CR7 jam unë dhe shkelmat e mi”

schedule18:56 - 16 Maj, 2020

schedule 18:56 - 16 Maj, 2020

Akuzat e Giorgio Chiellinit e kanë karikuar Felipe Melon dhe braziliani ka folur shumë gjatë këtyre ditëve. 36-vjeçari i Palmeiras njihet për agresivitetin që shfaq përballë kundërshtarëve, të cilët i frenon me çdo lloj mënyrë.

Në një prononcim për Ole, mesfushori i ka shkelur syrin Juventusit, skuadër me të cilën ka luajtur në vitet 2009-2011. Ai flet për stilin e tij të lojës, lë mënjanë modestinë dhe shpreson të rikthehet në Serie A për të luajtur me Cristiano Ronaldon.

Ka disa futbollistë që bëjnë diferencën: Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Më pas vi unë, Felipe Melo dhe shkelmat e tij, diçka që e bëj shumë mirë. Por jo vetëm kaq, pasi kam qenë në gjendje t’i dhuroj asist Robinhos në Botërorin e vitit 2010 kundër Holandës, i cili është një prej lojtarëve më të mirë në histori sipas mendimit tim.

Kur njerëzit kujtojnë Felipe Melon, mendja u shkon te shkelmat, por unë nuk jam vetëm aq. Nuk kam luajtur me Juventusin, Interin, Fiorentinën dhe Galatasarayn vetëm për goditjet që dhuroja në fushë. Kam fituar 15 trofe, e kam edhe njëfarë cilësie.

Nëse Juventusi më fton për të luajtur me Cristiano Ronaldon, jam gati të rikthehem. Barcelona donte De Ligt dhe ishte afër blerjes së holandezit. Unë telefonova Ronaldon dhe 20-vjeçari është pjesë e Juventusit tani“, thekson Felipe Melo. /abcnews.al