Dy ditë nga hapja e bareve dhe restoranteve, në kryeqytet kanë nisur përgatitjet për të pritur klientët e parë nën masa anti-covid.
Në një vëzhgim të bërë nga Abc News, është vënë re mobilizimi i tyre për të vendosur tavolinat në distancë nga njëra-tjetra në zbatim të protokollit të sigurisë të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjithashtu në ambientet e tyre po bëhet edhe dezinfektimi, si në ambientet e jashtme, edhe në ato të brendshme.
Lokalet dhe baret do të rihapen të hënën pas rreth dy muajsh, dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 17:30.
Pak ditë më parë ata i kërkuan kryeministrit Edi Rama shtyrjen e orarit për shkak se deri në 17:30 klientët janë në punë.
Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj deklaroi në intervistë në emisionin Abc-ja e Mëngjesit, se kjo do të varet nga rritja ose jo e rasteve të reja, përgjatë javëve në vazhdim./abcnews.al