Basha i drejton gishtin Ramës për dhunimin e 15-vjeçarit: Akti i një frikacaku të dështuar

schedule11:54 - 16 Maj, 2020

schedule 11:54 - 16 Maj, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e djeshme, ku disa policë dhunuan një 15-vjeçar tek Liqeni Artificial në Tiranë.

Basha shprehet se e dënon dhunën e ushtruar. Sipas tij dhuna është fytyra e shtetit të Ramës.

Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.

Ky është akti i një frikacaku të dështuar.

Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!”, shkruan Basha.

Skena e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në orën 16.50. Momenti i dhunës është filmuar nga qytetarët të rastit. Ndërkohë, adoleshenti rrëfeu për Abc News momentet dramatike. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!