Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia nga 3 qershori hap kufijtë me vendet e BE

schedule10:37 - 16 Maj, 2020

schedule 10:37 - 16 Maj, 2020

Qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor, në të cilin theksohet lehtësimi i masave parandaluese ndaj koronavirusit. Në këtë dekret përcaktohet se masa të reja lehtësuese hyjnë në fuqi nga data 18 maj deri më 31 korrik 2020 e që me anë të urdhëresave shtetërore, rajonale e komunale vendosin rregullimin e lëvizjes së personave fizik si dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve tregtare, prodhuese e sociale.

Nga data 18 maj deri në 2 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, por ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete private e publike. Ndërkohë sipas dekretit prej datës 3 qershor do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin e Italisë, ndërsa kufizimet mund të ndodhin në varësi të rrezikut epidemik në zona të caktuara.

Me 3 qershor Italia gjithashtu hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.

Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social. Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!