Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kolonjë, pasi ka goditur dhe kanosur dy zyrtarë të bashkisë.
Mësohet se është arrestuar O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.
Sipas bluve arrestimi i tij është bërë pasi në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.
Po ashtu 40-vjeçari ka kundërshtuar edhe forcat e policisë:
Njoftimi i plotë:
Goditi dhe kanosi për shkak të detyrës dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, si edhe kundërshtoi punonjësit e policisë së rendit, arrestohet në flagrancë nga policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.
Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
/abcnews.al