Dëshira e një juventini: Dua të luaj tek Everton, Ancelotti trajneri perfekt

schedule11:18 - 16 Maj, 2020

schedule 11:18 - 16 Maj, 2020

Adrien Rabiot është i dashuruar me trajnerin Carlo Ancelotti. Kjo pasi ishte strategu italian ai që i dha mundësinë të bëjë hapin e madh në karrierë, duke i dhënë mundësinë të debutojë që në moshën 17 vjeçare. Rabiot u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë te PSG, para se të transferohej me parametra zero te Juventus verën e shkuar.

Shumë muaj për t’u harruar për mesfushorin francez, i cili duket se do të largohet me doemos nga Torino. Madje sot, Rabiot ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku ka folur hapur: “Më pëlqen projekti i Everton, dua të luaj për ta.

Ancelotti është një trajner i madh dhe i jam mirënjohës për të gjitha ato që ka bërë për mua”, tha mes të tjerash mesfushori. Rabiot ka luajtur 26 ndeshje për Juventusin, duke shënuar një gol dhe duke asistuar vetëm një herë. Francezi përfiton 7.5 milion euro në sezon, para të cilat Everton nuk i ka problem./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!