Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shantazh dhe gjoba biznesmenëve, kush është Erjon Llapushi që OFL i dërgoi formularin

schedule13:15 - 15 Maj, 2020

schedule 13:15 - 15 Maj, 2020

Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur sot në juglindje të vendit, ku i ka dërguar formularin katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre është edhe Erjon Llapushi, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përmes shantazhit e dhunës ka detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci ti dhurojnë aksione në kompanitë e tyre.

Në dokumentet e sekuestruara, rezulton se ai kishte tjetërsuar një pjesë të aksioneve duke ua dhuruar personave të tretë gjithashtu me precedentë penal.

Llapushi ra në pranga në shkurtin e 2019-ës pasi dy vëllezër biznesmenë informuan në dhjetor te vitit 2018 prokurorinë për kërcënimet dhe kërkuan ndihmë nga institucionet pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!