Kriza më e thellë se në ’97, Malaj: Qeveria të ketë fokus, s’ka kohë për kanabisin dhe teatrin

schedule09:32 - 15 Maj, 2020

schedule 09:32 - 15 Maj, 2020

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka krahasuar krizën e viit 1997 me krizën aktuale në ekonomi, si pasojë e Pandemisë. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Malaj se në 97 krizën i dihej faktori, ndërsa kjo aktualja është më e thellë.

“Në 97 sigurisht ishte i vështirë. Unë dua të falënderoj të parët shqiptarët që pranuan reformat. E dyta stafin e talentuar të ministrisë së Financave që punonim deri në 4 të mëngjesit. Ajo krizë i dihej faktori dhe me arritjen e një kompromisi politik. Dhe pas një periudhe disa vjeçare situata u kthye në realitet. Ne marrëveshjen e parë financiare në vend që ta realizonim për 18 muaj, e realizuam për 6 muaj. Kriza aktuale është më e thellë, se vjen nga shumë faktorë”, u shpreh Malaj.

Më tej ish-ministri tha se qeveria duhet të ketë një fokus për situatën dhe sipas tij nuk duhet të jetë as kanabisi mjekësor, as amnistia fiskale dhe as teatri. Malaj thekson se qeveria mund të mos i përgjigjet me cinizëm kritikave që i bëhen, apo qëndrimeve që ka opozita.

LEXO EDHE: “Kam punuar që 15 vjeç, në shkollë shkoja natën”: Rrëfimi ndryshe i Arben Malajt

“Qeveria duhet të ketë më shumë fokus. Fokusi i qeverisë tani nuk mund të jetë as kanabisi mjekësor, as amnistia fiskale, as teatri. Në tërmet u prekën rreth 200 mijë veta. Dhe hapat për ta përmirësuar gjendjen janë akoma në hapat e parë. Nga pandemia mbetën të papunë, 60 mijë veta, dhe pjesa më e madhe e biznesit. Tani më duket se ka një shpërqëndrim fokusi. Në vitin 2020 ka përkeqësim të të gjithë treguesve të indekseve ndërkombëtare. Dhe kjo nuk vjen nga tërmeti, as nga pandemia, kjo vjen nga fakti se përmirësimi i qeverisjes së vendit ka ngelur dhe në disa aspekte është përkeqësua. Më shumë se një luftë ndërpartiake, qeveria ka më shumë pushte dhe duhet të jetë orientuese. Qeveria duhet të ketë fokus, dhe duhet të eleminojë nga debati publik çdo propozim tjetër. Nuk ka asnjë përfitim real debati a duhet bërë sot apo pas një viti legalizimi i kanabisit mjekësor, apo amnistia fiskale, apo duhet shembur tani ndërtesa e teatrit.

Strategjia më e mirë për të punësuar njerëzit është të rritet aktiviteti ekonomik. Ndihmat janë të përkohshme. Në këtë situatë gjëja e parë që bëhet është ulet temperatura e agresivitetit politik, qeveria mund të mos i përgjigjet me cinizëm kritikave që i bëhen, apo qëndrimeve që ka opozita. Dhe të fokusohet te ato që duhet të bëjë më mirë’, u shpreh Malaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!