Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Meta padi kundër prishjes së Teatrit: Po cenohet identiteti, Rama e Veliaj kaluan kompetencat

schedule13:20 - 14 Maj, 2020

schedule 13:20 - 14 Maj, 2020

Ashtu si paralajmëroi pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme një padi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ky i fundit kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës me vendim qeverie.

Gjatë fjalës së tij në konferencë për gazetarët Meta tha se vendimi për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës i hap rrugë shembjes së tij, duke cenuar kështu identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë kulturore.

Meta tha se ka kërkuar më herët reflektim nga Bashkia dhe Qeveria, por retorika e tyre ka treguar vendosmëri për të çuar deri në fund këtë çështje.



Meta u tregua i prerë, teksa tha se godinat e teatrit kanë një status të veçantë, dhe nuk janë çështje vlerësimi për bashkinë dhe qeverinë por pasuri e paluajtshme publike.

Ai theksoi se bashkia mund të krijojë mjedise të reja por pa cenuar trashëgimin e ruajtur ndër vite, ndërsa deklaroi se çdo hap i ndërmarrë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese do sillte pasoja të parikuperueshme.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, sot kam depozituar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës për Teatrin Kombëtar. Për fat të keq Këshilli i Ministrave shpreh vullnetin se bashkia duhet të vazhdojë procedurën për shembjen e teatrit. Me prishjen e tij synohet të humbasë memoria jonë kolektive dhe cenon identitetin tonë kombëtar.

Edhe ky akt i këshillit të Ministrave cilësohet si një vendim rutinë përmban në thelb problematikë si ligji special që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Identiteti ynë kombëtar mbrohet nga Kushtetuta. Në 9 maj ka kërkuar reflektim nga Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, prita reflektim dhe kam ndjekur reagimet publike të Bashkisë dhe Qeverisë të cilat kanë deklaruar se nuk tërhiqen nga shembja e teatrit. Kryetari i Bashkisë kaqpërcen edhe kufijtë për qeverisjen vendore.

Godinat e teatrit kombëtar kanë një status të veçantë. Nuk është çështje vlerësimi e një qeverie apo një bashkie, por pasuri e paluajtshme publike. Vendimi i Këshillit të Ministrave është bërë në kundërshtim me ligjin. Këto vlera dhe parime kërkojnë që në një rend demokratik shteti të ruajë pasuritë që shfaqin trashëgiminë kulturore. 

Përpjekjet për shkatërrimin e tyre nuk kanë legjitimitet. Referuar këtij arsyetimi, kalimi në pronësi të bashkisë për t’i prishur përbën cenim të Kushtetutës. Kompleksi i godinave të teatrit ka krijuar trashëgiminë e tij, që është pronë e të gjithëve dhe gëzon mbrojtja nga Kushtetuta. Qeveria dhe bashkia duhet të krijojnë mjedise të reja por pa dëmtuar trashëgiminë ndër vite. Ekzistenca e këtyre godina është pjesë e pasurisë kulturore. Mbrojtja e kësaj trashëgimie kërkon që mjediset ekzistenciale të ruhen.

Europa Nosta ka kërkuar ndërprerje të veprimeve ndaj teatrit. Kundërvënia ndaj BE është kundërvënie dhe sinjali më i keq i bashkëpunimit.

Nëse teatri do cenohet para vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese do sjellë pasoja të rikuperueshme. Çdo vendim duhet të pezullohet para vendimit të saj. Organet e tjera duhet të qendrojnë brenda kufijve. Në këtë mënyrë mund të ndërtohet një shtet i së drejtës”, u shpreh Meta.

Më herët kreu i shtetit ka dalë kundër qëndrimit të qeverisë për godinën e teatrit, ndëra shefi i kabinetit qeveritar, Edi Rama u shpreh në një komunikim me gazetarët se teatri do prishet, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!