Felipe Melo vijon të shenjëstrojë mbrojtësin Giorgio Chiellini, i cili në librin e tij autobiografik e ka cilësuar brazilianin si “më të keqin e më të këqijve”. Këtë e zbuloi në një intervistë të para pak ditëve, ndërkohë që bëhej gati për publikimin e “Io, Giorgio”.
Melo, në një bisedë “live” me ish-portierin Sebastian Frey, tregon se çfarë i ka ndodhur me të: “Ai ka një problem me mua për shkak se e godita me kokë në fytyrë, kur po luanim një ndeshje kundër Siena. Nuk kam folur me të, që kur ka shkruar librin. E kam thënë çfarë duhet të thosha.
LEXO EDHE: “Chiellini e bën në brekë nga frika, e mora me shpulla në Turqi dhe me Brazilin”
Te Juventusi ndodhën një mijë gjëra dhe mund të shkruaja po aq libra, me gjëra shumë më të rëndësishme madje. Chiellini kurrë nuk më kërkoi falje, por më mirë kështu, për sa kohë ai merr përgjegjësinë e atyre që tha. Ai e nxiti këtë polemikë për të shitur librin e tij”.
Chiellini mes të tjerash e ka pranuar hapur se e urren Interi, por duke u munduar ta zbutë pak, duke u shprehur se bëhet fjalë vetëm për aspektin sportiv. “Chiellini nuk ndoqi shembullin e Zanetti, që për asnjë momenti nuk foli për Juventusin në librin e tij. Plus që as nuk është momenti për të botuar libra, kur njerëzit po vdesin nga koronavirusi”. /abcnews.al