Sherr mes Elisa Spiropalit dhe Rudina Hajdarit për çështjen e teatrit

schedule12:01 - 14 Maj, 2020

schedule 12:01 - 14 Maj, 2020

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe deputetja Rudina Hajdari kanë replikuar me tone të ashpra në Kuvend lidhur me ndryshimin e sistemit dhe çështjen e teatrit kombëtar.

Spiropali tha se teatri do të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një godine dinjitoze, ndërsa përsëriti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për dy kushtet e vetme të Reformës Zgjedhore, depolitizimin e sistemit dhe përjashtimin e gjyqtarëve që nuk kanë kaluar në vetting.

Spiropali: Ju të dy doni të ktheni orën e historinë pas dhe mendoni se pakica mund të marr peng shumicën dhe mund t’i imponohet asaj me sulme dhe përgjithësime. Opozita jashtë parlamentare është duke bërë pazarin e radhës sepse do që ata gjyqtarët që nuk e kanë kaluar akoma vettingun të futen në Kolegjin Zgjedhor.

Po ju çfarë kërkoni për çfarë sistemi po flisni. E dini mirë çfarë deputetësh kishit në Kuvend, që ia nxirrnin votat nga sytë. Ne kemi vullnet për të depolitizuar sistemin zgjedhor. Ne duam që në kolegj të jenë vetëm gjyqtarët që e kanë kaluar vettingun.

Ata që protestojnë për teatrin janë disa politikanë teatralë. Teatri do kthehet më i fortë dhe më dinjitoz. Nuk kemi pasur teatër. Shumica. 98% e aktorëve që i kanë dhënë shpirt asaj skene do i japin shpirt godinës së re.

Ku keni ju ngjashmëritë me opozitën jashtëparlamentare. Ju doni të mbijetoni në politikë në të njëjtën mënyrë me ata. Unë dua që ju të mbijetoni në politikë por partia ju ka tradhtuar. Ju qëndruat në sistem, ata dolën në rrugë. Ata ju përjashtuan, ata ju shpallën tradhtarë.

Hajdari: T’ju vijë turp që ofendoni artistët e Shqipërisë. Teatri ka një shpirt, ka një histori dhe duhet të ruhet, mos ofendoni artistët. Të isha në vendin tuaj do e tërhiqja atë fjalë dhe do kërkoja falje publikisht. Në këtë parlament nuk bëhet asgjë për qytetarët shqiptarë por është kthyer në pazar për oligarkë, është bërë lavatriçe për pastrim parash. Ndryshimi i sistemit duhet të përfaqësojë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm kryetarin tënd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!