Drogë, prostitucion e organizatë kriminale, kush janë 3 personat që OFL i “trokiti” në derë

schedule09:26 - 14 Maj, 2020

schedule 09:26 - 14 Maj, 2020

Abc News ka zbardhur akuzat për tre të skeduarit e radhës nga Operacioni Forca e Ligjit.

Denis Qordja-n, i njohur ndryshe edhe si Denis Dervishi është bërë i njohur nga dënimet që ai ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit.

Mësohet se një prej subjekteve që ai duhet të deklarojë në formularin e OFL, është një biznes në Tiranë, për të cilin dyshohet se është ngritur nga paratë e përfituara nga paratë e aktivitetit kriminal.

LEXO EDHE: OFL i dërgon formularin tre të “fortëve” në Tiranë

Ndërsa Fotjon Manabej është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma si dhe Interpol Tirana, pasi është dënuar nga shteti italian në shtator të vitit 2007 për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai u arrestua në vitin 2014 dhe u lirua pasi vuajti dënimin në vendin tonë.

Ndërkohë Shkëlqim Sharra i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, i arrestuar në vitin 2014 gjatë ku u kap me 16 kg Marihuanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!