Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Icardi-Aubameyang, Wanda Nara zbulon gjithçka me foton e publikuar

schedule22:41 - 13 Maj, 2020

schedule 22:41 - 13 Maj, 2020

Ditën e djeshme, u raportua lajmi se po përgatitet një shkëmbim i bujshëm mes Interit dhe Arsenalit, me dy sulmuesit Aubamyang dhe Icardi që mund të lëvizin në aksin Milano-Londër.

Sot, Wanda Nara ka shtuar edhe më tepër këto zëra. Agjentja dhe gruaja e Icardit, ka postuar një foto të djalit të saj në Snapchat, i cili kishte veshur fanellën e Arsenalit.

Bukuroshja italo-argjentinase e fshiu menjëherë këtë foto, por mediat arritën ta ruanin dhe të shpërndanin më vonë. Aubameyang nuk ka rinovuar me Arsenalin dhe e tërheq aventura në Serie A, ndërsa Icardi, ende nuk po gjen paqe me zikaltërit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!