Austria ka dhuruar 2000 pako me dorashka dhe 3740 litra dezinfektues mjekësor për Shqipërinë në këtë kohë pandemie.
Lajmi është dhënë nga delegacioni i BE në Shqipëri, e cila thekson se ndihma u ndërmjetësua nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE.
“Një tjetër donacion i pajisjeve mjekësore që do të ndihmojnë Shqipërinë në luftën kundër COVID19 arriti sot falë Austrisë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian EUcivpro:2000 pako me dorashka, 3740 litra dezinfektues mjekësor”, thuhet në njoftim./abcnews.al

