Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha në një konferencë për shtyp se koronavirusi do të shkaktojë një tkurrje ekonomike që nuk e kemi hasur gjatë dy dekadave të fundit, e cila do të pasohet me rritje të ndjeshme të papunësisë dhe rënie të të ardhurave për familjet shqiptare.
“Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë, që nuk e kemi përjetuar në dy dekada të fundit, ku do të rritet dhe papunësia”, tha Sejko.
Ndër të tjera Sejko në tryezën e diskutimit me biznesin është shprehur se e rëndësishme në këtë situatë është menaxhimi i situatës.
“Në planin mikroekonomik rënia e të ardhurave taksimi i likuiditetit dhe përkeqësimi i aftësisë paguese do të testojnë qëndrueshmërinë financiare të bizneseve dhe në palnin makroekonomik rritja e borxhit publik dhe privat do të testojë ekuilibrat e ekonomisë së vendit. Tronditja ekonomike nuk do të kalojë pa lënë gjurmë as në tregun financiar dhe as në treguesit e aktivitetit bankar. Roli parësor në këtë drejtim menaxhimi krize i takojnë institucioneve publike. Biznesi dhe sektori bankar në këtë situatë nuk duhet ta konsiderojnë veten pasiv, por aktorë të pazëvendësueshëm në përpjekje tona për zgjidhjen e krizës politike. Stimulet e institucioneve publike nuk janë efektive dhe nuk mund të jenë të mjaftueshme pa reagimin e bizneseve”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Guvernatori ka prezantuar sfidat me të cilat do të përballet Banka e Shqipërisë për kalimin e situatës.
“Sfida e parë është përballimi i emergjencës shëndetsore biznesi dhe sektori bankar duhet ta kenë të qartë se kapitali njerëzor është aseti më i çmuar për çdo kompani dhe siguria e tyre është e rëndësishme.
Rishikimi i modelit të biznesit dhe rritja e fleksibilitetit operocional, një nga mësimet e kësaj krize është se secili nga ne mund të bëjë më shum ëpër adoptimin e teknologjisë së informacionit për zhvendosjen e një pjesë të biznesit online. Vënia në praktikë të këtyre është e rëndësishme në zgjatjen e pandemisë.
Sfida e tretë është ruajtja e likuiditetit dhe aftësisë paguese për biznesin, goditja që pësuam e gjeti biznesin shqiptar në një nivel të lartë likuiditeti, depozitat e biznesit pranë nivelit bankar është 12 % e PPB në fund të tremujorit të parë. Përvoja historike trgon se krizat e likuiditetit janë dhe krizat më të forta financiare.
Sfida e katër është ruajtja e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë, që nënkupton ruajtjen e bizneseve individuale dhe ruajtjen e zinxhirit të prodhimit.
Sfida e 5 është ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit“, ka thënë gurvenatori. /abcnews.al