Mes Shqipërisë dhe Irlandës, talenti i Sheffield United në dilemë

schedule20:18 - 12 Maj, 2020

schedule 20:18 - 12 Maj, 2020

Leo Gaxha, një tjetër futbollist shqiptar që luan në Angli. Sulmuesi është pjesë e Sheffield United dhe ka lindur në Irlandë. Klubi anglez ka nënshkruar me të, ndërkohë që ai ka dilema në lidhje me kombëtaren që do të përfaqësojë.

Më parë ka qenë pjesë e Irlandës U15 dhe së fundmi pranoi një ftesë nga Shqipëria U19. “Kam marrë një ftesë nga trajneri Nevil Dede dhe vendosa të provoj një eksperiencë me fanellën kuqezi. Nuk e di për të ardhmen, se çfarë do të ndodhë dhe nuk e kam zgjedhur me cilën kombëtare do luaj.

Edhe Irlanda më ka ndihmuar shumë dhe më kanë bërë ftesë”, është shprehur Gaxha gjatë emisionit “Fan Zone” në Supersport. Sulmuesi ëndërron të luajë me Liverpool, skuadër më të cilën ka luajtur idhulli i tij, Steven Gerard.

I riu ka edhe një të preferuar nga kombëtarja shqiptare. “Idhulli im është Steven Gerard, ndërsa në Kombëtare kam shumë qejf Armando Sadiku. Në fund ai flet edhe për sulmuesin e Chelsea, Armando Broja: “Ai është një lojtar shumë i mirë dhe atij i uroj shumë suksese për të ardhmen”. /abcnews.al