Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka sqaruar në Abc News foton e publikuar një ditë më parë ku shfaqet me degë hashashi në dorë.
Salianji tha se foto është shkrepur gjatë një denoncimi të bërë në mandatin e parë të qeverisë së Edi Ramës.
“Një nga disa denoncimet që kam bërë në mandatin e parë të Ramës kur kanabisi gjendet lehtësisht. Besoj se edhe këtë vit kështu do jetë se kur afrohen zgjedhjet ka shumë.
Ka qenë e detyruar të shkonim në parcela sepse qeveria e mohonte ndërkohë që Guarda di Finanza tha se 8% e territorit ishte e mbjellur“, tha Salianji./abcnews.al