George Soros: Koronavirusi mund të sjellë fundin e Bashkimit Europian

schedule11:50 - 12 Maj, 2020

schedule 11:50 - 12 Maj, 2020

Miliarderi dhe filantropi George Soros ka thënë që koronavirusi mund të sjellë fundin e Bashkimit Europian.

Soros shprehu dyshimet e tij për mbijetesën e institucionit evropian pasi sipas tij është një “bashkim jo i plotë”. Ai përmendi edhe vendimin e Gjermanisë mbi Bankën Qendrore Evropiane si një shkak të shqetësimit që ngre.

89-vjeçari gjithashtu pohoi se pandemia globale mund t’i jepte fund kapitalizmit.

Soros beson se virusi mund të “shkatërrojë Bashkimin Evropian si një institucion i bazuar në shtetin e së drejtës”, sepse “u dorëzua nga gjykata kushtetuese gjermane, e cila është institucioni më i respektuari në Gjermani”.

“Unë jam veçanërisht i shqetësuar për mbijetesën e BE-së sepse nuk është një bashkim i plotë. Kjo e bën Evropën më të prekshme se SHBA, jo vetëm se është një bashkim jo i plotë, por edhe sepse bazohet në shtetin e së drejtës. Drejtësia vepron shumë ngadalë, ndërsa këcënimet siç është Covid-19 lëvizin shumë shpejt. Kjo krijon një problem për BE-në”, tha ai në një intervistë për Independent.

I pyetur nëse  pandemia e koronavirusit mund të ndryshojë “fytyrën” e kapitalizmit, ai pranoi se gjithçka mund të ndodhë,  edhe pse është e pamundur të parashikosh si do të zhvillohet kapitalizmi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!