Karantinimi 14 ditë në shtëpi, emigranti: Le të më japë Edi Rama lekë se nuk dal 1 muaj

schedule10:44 - 12 Maj, 2020

schedule 10:44 - 12 Maj, 2020

Në doganën e Kapshticës vijon kthimi i qytetarëve shqiptarë nga Greqia. Sot ka hyrë në fuqi edhe urdhri i ri, ku të riatdhesuarit do të karantinohen për 14 ditë në banesat e tyre dhe jo në hotele.

Mirëpo, situata nuk paraqitet e mirë në Kapshticë. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se emigrantët e kthyer kanë mbetur në rrugë, pasi nuk ka organizim për transportin e tyre.

Një prej tyre shprehet i irrituar, teksa thotë se udhëtimi nga Selaniku për në Kakavijë i ka kushtuar, ndërsa përpos kësaj ka marrë edhe 600 euro gjobë nga pala greke. Ndërkohë nuk kursen as ironinë për karantinimin 14 ditor në banesë.

LEXO EDHE: Do vetëkarantinohen në banesa, shqiptarët e kthyer nga Greqia mbeten në rrugë

“Erdha nga Selaniku me taksi, pagova 100 euro. Paratë i mora borxh. Kam marrë edhe gjobë 600 euro nga grekët, sepse kam kaluar ditët. S’kam ku ti gjej lekët, do ia marrim Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ata të na japin lekë. Le të më japë lekë ai dhe të rri në shtëpi unë, jo 14 ditë por 1 muaj rri”, shprehet ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!